Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, së fundmi ka thënë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë, ajo e bëri në “X”, ku shkroi për fillimin e punës së emisarit të posaçëm për dialogun, Peter Sorensen.
“Na pret një punë e rëndësishme. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është mënyra e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar ajo, njofton Gazeta Enigma.
Poashtu, Kallas ka falënderuar edhe Miroslav Lajçakun për punën gjatë këtyre viteve. /Gazeta Enigma