Presidenti Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimeve të Trumpit

Presidenti Macron: BE-ja do të ngrihet në këmbë përballë kërcënimeve të Trumpit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron së fundmi është shprehur se BE-ja do të ngrihet në këmbë nëse preken interesat e saj.

Kjo vije si përgjigjje ndaj kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave ndëshkuese. 

Sipas tij, vendimet e fundit të Trumpit bëjnë që Bashkimi Evropian të jetë më i bashkuar rreth çështjes së sigurisë kolektive, raportoi “The Guardian”, transmeton Gazeta Enigma.

“Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Evropa, si fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye të reagojë. Zgjedhjet dhe deklaratat e fundit nga administrata e presidentit të ri të SHBA-së po e shtyjnë BE-në të jetë më e bashkuar dhe më aktive për t’iu përgjigjur çështjeve të sigurisë kolektive”, ka thënë ai.

Trump vendosi tarifa të larta për mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të shtunën, ndërsa vetëm një ditë pas, paralajmëroi se tarifat e reja do të ndodhin së shpejti edhe ndaj BE-së. 

Sipas ministrit francez të Industrisë, Marc Ferracci, blloku duhet të presë për vendimin përfundimtar të Trumpit, mirëpo për përgjigje duhet të përgatitet tani. 

Ndërsa guvernatori i bankës qendrore të Francës, François Villeroy de Galhau, ka thënë se tarifat që Trumpi ka vendosur tashmë janë “brutale”, të cilat do të rrisnin pasigurinë ekonomike. /Gazeta Enigma

Related Articles