Kanë arritur votat e para nga diaspora

Kanë arritur votat e para nga diaspora

Sonte kanë arritur votat e para nga diaspora, ndërkohë që veturat zyrtare që transportojnë pakot e votimeve kanë kaluar pikën kufitare të Vermicës.

Veturat që po bartin votat po shoqërohen nga Policia e Kosovës në drejtim të Prishtinës, përkatësisht selisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), dhe do të jenë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Ndryshe komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës që kur u regjistruan si votues jashtë Kosovës e përzgjodhën këtë mënyrë votimi.

Ky lajm është bërë i ditur për RTKLive nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i votimit përmes postës do të përfundojë më 8 shkurt.

Related Articles