Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e dy të dyshuarve

Policia e Kosovë, ka njoftuar se po vazhdojnë hetimet lidhur me një rast të vrasjes në tentativë.

Ky rast ishte raportuar më 20 janar 2025.

Në një njoftim të lëshuar për media, theksohet se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy persona të dyshuar, mirëpo, pavarësisht përpjekjeve operative dhe hetimore, nuk është arritur të sigurohet prezenca e tyre.

Andaj, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, Policia e Kosovës fton qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, të njoftojnë menjëherë policinë përmes stacionit më të afërt policor ose duke kontaktuar në numrat 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).

Të dyshuarit janë:

· Simon (Mark) Tahiri, i lindur më 01.11.1999, banues në fshatin Dol – Gjakovë, dhe
· Enrik (Kristë) Berisha, i lindur më 20.06.1998, banues në fshatin Jahoc – Gjakovë.

Policia potencon se çdo informacion do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. /Gazeta Enigma

Related Articles