Superliga vijon sot me dy ndeshje interesante në futboll

Superliga vijon sot me dy ndeshje interesante në futboll

Xhiroja hapëse e stinorit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy ndeshje interesante.

Prishtina do të mirëpresë në kryeqytet Suharekën. Bardhekaltrit pozicionohen në vend të katërt në tabelë me 27 pikë, ndërkohë suharekasit një pozitë më poshtë, e ranguar e pesta me 25 pikë.

Dueli tjetër interesant është ai mes Llapit dhe Gjilanit.

Llapi është pa fitore në plot 11 ndeshje në Superligë (6 humbje, 5 barazime), që nga fitorja 3-0 ndaj Suharekës më 27 shtator. Podujevasit ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë, me 18 pikë të mbledhura pas 18 xhirosh.

Gjilani ndërkohë ndodhet në pozitën e 7-të me 21 pikë të mbledhura.

Të dyja duelet fillojnë nga ora 12:00.

Related Articles