Limaj: Kosova ka nevojë për drejtues që e bashkojnë popullin për punë të mira

Limaj: Kosova ka nevojë për drejtues që e bashkojnë popullin për punë të mira

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se kryeministri aktual Albin Kurti ka përdorur gjuhë si të Vladimir Lenin, themeluesi i Federatës Sovjetike Ruse.

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ai ka theksuar se Kurti në Pejë përdori gjuhën e gabuar.

“Ai erdh këtu në Pejë në vend se të japë përgjigje se pse katër vite se invalidët që dhanë pjesë të trupit për lirinë e Kosovës i la rrugëve dhe një protestë nuk u ndërrove, ai vjen këtu dhe u premton si me qenë një Lenin i vogël e ku në Pejë”.

“Edhe ku vjen e na shpalos programin e mjerimit, ai na fton në mjerim dhe varfëri. Ai u thotë burra e gra se krejt çka keni unë kam me ju marrë dhe m’i sillni mua, edhe shtetin, edhe ligjin, edhe prokurorinë, edhe votat, edhe popullin, edhe fëmijët”.

“Ka gjetur vendin më të gabuar me shpalos idetë e tij leniniste e ku në Pejë, në Pejën e biznesit, të ekonomisë, të vetiniciativës, të burrave dhe grave punëtorë, në Pejën e intelektualëve, në Pejën e kulturës, në Pejën e promotorit ekonomik të Republikës së Kosovës”, ka pohuar Limaj.

Limaj ka theksuar se koalicioni Kosova Fituese është ndryshe, do të punojë për të mirën e vendit.

“Ne jemi ndryshe nuk do ta ndotim më tutje gjuhën me ata që po shkojmë, djem e vajza rreshtohuni dhe kthehuni punës. Peja dhe Kosova ka nevojë për burra dhe gra, që bëjnë vepra në jetën e tyre dhe për Kosovën. Peja dhe Kosova kanë nevojë për energji pozitive, Peja dhe Kosova kanë nevojë për qeverisje të kujdesshme dhe të urtë. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për zëra racionalë  dhe për përvojë, Kosova ka nevojë për drejtues që e bashkojnë popullin për punë të mira”, ka thënë Limaj. 

Related Articles