Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka apeluar qytetarët që të shfrytëzojnë edhe orët e mbetura për të votuar.
Ai tha se sot është dita D e demokracisë, dhe apelon që qytetarët të pyesin të afërmit nëse kanë votuar, dhe të dalin menjëherë të votojnë nëse nuk e kanë bërë deri më tani.
“Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, tha Kurti.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!
Ju falemnderit,
Albin Kurti