Analisti Albert Krasniqi ka deklaruar se në bazë të projeksioneve të rezultateve zgjedhore të publikuara rezulton se asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme, raporton Gazeta Enigma.
“Nëse analizojmë mesataret e projeksioneve të rezultateve zgjedhore të publikuara nga mediat, asnjë subjekt politik nuk do të mund të formojë i vetëm qeverinë. Ky është një rezultat shumë pozitiv për demokracinë dhe një tregues i vetëdijes së lartë qytetare. Nëse ky rezultat konfirmohet, mesazhi i votuesve është i qartë: “Askush i vetëm nuk mund të ketë pushtet absolut. Nga pak pushtet për të gjithë”.
“Nëse forcat politike nuk janë të gatshme të bashkëpunojnë, vendi rrezikon të përballet me bllokada dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, të cilat do të jenë të pashmangshme”. / Gazeta Enigma.