KQZ s’ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që prej orës 19:10

KQZ s’ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që prej orës 19:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve që nga ora 19:10, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas këtyre të dhënave për të përfunduar i gjithë procesi i numërimit të votave të rregullta kanë mbetur edhe 21 vendvotime.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 përqind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 përqind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 përqind apo 62 mijë e 66 vota.

Kujtojmë se këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Votat e kandidatëve do të fillojnë të numërohen nesër, kur edhe do të bëhet verifikimi i rezultateve të partive. /Gazeta Enigma/

Related Articles