Nën vëzhgimin e kamerave, nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga salla “1 Tetori”

Nën vëzhgimin e kamerave, nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga salla “1 Tetori”

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, nën vëzhgimin e kamerave.

Fillimi i numërimit ishte paraparë të bëhej në orën 16:00, mirëpo u vonua për 1 orë.

Gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të partive politike.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike për t’u zgjedhur në Kuvendin me 120 ulëse.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 40.83 për qind apo 339 mijë e 350 vota, PDK e dyta me 22.15 përqind apo 184 mijë e 87 vota, LDK e treta me 17.59 për qind apo 146 mijë e 241 vota dhe AAK e katërta me 7.47 për qind apo 62 mijë e 66 vota.

Këto rezultate janë preliminare dhe nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Bazuar në këto rezultate, VV pritet t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë.

Related Articles