“U abuzua seksualisht, është në gjendje të rëndë” – Avokati jep detaje për gruan që u keqtrajtua në Gjilan

“U abuzua seksualisht, është në gjendje të rëndë” – Avokati jep detaje për gruan që u keqtrajtua në Gjilan

Nyshohet se është keqtrajtuar dhe dhunuar seksualisht se një grua me probleme të shëndetit mendor në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.

Avokati Hamdi Jashari, i cili ka qenë i angazhuar në një rast tjetër të viktimës në fjalë, deklaroi se viktima është një vajzë e moshës rreth 33-34vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, të cilët i ka me një person me të cilin ka bashkëjetuar herë pas herë.

Për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, Jashari u shpreh se para dy ditësh dyshohet se ajo u keqtrajtua fizikisht dhe seksualisht nga një person qe ajo e njeh, e i cili momentalisht raportohet se është në arrati dhe se ndaj tij kanë filluar procedurat hetimore.

Ai dyshohet se në mënyrë sistematike, bashke dhe me persona të tjerë e kane keqtrajtuar viktimën dhe e kanë kontrabanduar, e ne fund i kanë marrë paratë që ajo i ka fituar në formë të lëmoshës.

Related Articles