Prokuroria nis hetimet për gruan nga Gjilani me të meta mendore që dyshohet se u dhunua fizikisht e seksualisht

Prokuroria nis hetimet për gruan nga Gjilani me të meta mendore që dyshohet se u dhunua fizikisht e seksualisht

Prokuroria Themelore në Gjilan ka marrë vendim që të bëhet hetim për rastin e Adiles nga Gjilani, fotografitë e së cilës janë shpërndarë në rrjete sociale.

Sipas prokurorisë hetimi në fjalë bëhet pas postimeve nga qytetarët të të dëmtuarës A.S. me lëndime të rënda trupore.

Prokuroria shton se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarre veprime hetimore, lidhur me këtë çështje penale.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar si “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryerësi/it e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles