KQZ-ja nuk përfundon as pas tre ditësh numërimin e votave, opozita e quan dështim të pushtetit

KQZ-ja nuk përfundon as pas tre ditësh numërimin e votave, opozita e quan dështim të pushtetit

Qytetarët e Kosovës, të dielën e 9 shkurtit votuan për të zgjedhur njerëzit të cilët do të drejtojnë shtetin e tyre për katër vitet e ardhshme.

Ndonëse kanë kaluar 3 ditë prej kur ka filluar numërimi i votave, ende nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar, shkruan Gazeta Enigma.

Kureshtja e qytetarëve, po njësoj edhe e partive politike ka qenë e madhe për të kuptuar se cili ishte vendimi i shumicës për këto zgjedhje.

Më shumë se kureshtje në opinionin publik tashmë kanë nisur edhe dyshime lidhur me procesin e numërimit të votave, shkak rënia e vazhdueshme e website zyrtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

E për këto dyshime Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur një hetim.

Ata në një përgjigje për Gazeta Enigma kanë thënë se pasi kanë pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, kanë kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjëvepre penale apo jo.

Opozita e kritikon Qeverinë për mos efikasitet të KQZ-së

Kandidatja për deputete nga AAK-së, Time Kadrijaj për Gazetën Enigma ka komentuar për vonesën e shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ.

Për këtë ajo ka kritikuar qeverinë aktuale.

“Për neve është shumë shqetësuese. Në të kaluarën, rezultatet preleminare i kemi ditë qysh natën e parë, të partive politike por i kemi ditë edhe rezultaet preleminare të kandidatëve për deputetë, ndërsa sot, 3 ditë unë nuk kam rezultat për vete personalisht, më pas fillimi i numrimit me vonesa, dyshimet mbi ndaljen e faqes së KQZ-së dhe shumë të tjera, tërë këtë proces e vë në dyshim të madh”, shprehet Kadrijaj.

“Unë mendoj se fajtor janë ata që janë përgjegjës përorganizimin e zgjedhjeve, KQZ-ja dhe normal qeveria, pse gjitha këto probleme nuk kanë ndodhë në qeveritëe kaluara”, shton tutje ajo.

Çfarë po thonë nga KQZ-ja ?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes një shkrese ka njoftuar se ‘deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime; numërimin e votave me kusht; votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat nga votimi jashtë Kosovës’

Tutje ata kanë thënë se janë të përkushtuar maksimalisht që të gjitha këto procese të kryhen në kohën më të shpejtë, derisa kanë shtuar se integriteti i votës nuk është cënuar.

“KQZ sqaron se integriteti i votës nuk është i cenuar dhe pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e problemeve me platformën elektronike, rezultatet përfundimtare do të jenë të sakta dhe të bazuara në vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre”, thuhet në kumtesë.

Në anën tjetër, paraditën e së mërkurës, edhe Nenad Rashiq ka theksuar se ka qenë në KQZ për të dorëzuar ankesë nën pretendimet se Lista Serbe po tenton të ndërhyjë në votat e tij.

Kujtojmë se deri më tani janë numëruar 99.57%, tëvotave dhe ende po vazhdojnë të numërohen pjesa e mbetur. /Gazeta Enigma

Related Articles