Kryeziu: Akuzat ndaj Qeverisë për problemet në KQZ janë përpjekje për të ulur besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatin

Kryeziu: Akuzat ndaj Qeverisë për problemet në KQZ janë përpjekje për të ulur besimin në procesin zgjedhor dhe rezultatin

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria nuk ka të bëjë me serverët dhe software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare.

Sipas tij, akuzat në drejtim të Qeverisë për problemet teknike të sistemit digjital të KQZ-së janë “përpjekje e ulët për të shkaktuar huti me qëllim që të ulët besimi në procesin zgjedhor dhe në rezultatin e tij”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka të bëjë as me serverët e as me software-in e KQZ-së për digjitalizimin e procesit zgjedhor, duke përfshirë raportimin e daljes së votuesve në zgjedhje dhe rezultateve preliminare. Për informim të qytetarëve, KQZ ka pranuar serverë dhe pajisje përcjellëse për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si donacion nga shteti i Gjermanisë kurse prokurimi për softwre-in e KQZ-së është bërë nga OSBE, gjithashtu si donacion. Për këtë ka njoftim publik dhe raportim mediatik”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se vota e gjithsecilit do të mbrohet dhe se vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet.

“Falënderojmë qytetarët për pjesëmarrjen e madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarinë e lartë të treguar përgjatë procesit të votimit dhe për aktivizmin qytetar për të raportuar çdo lëshim apo gabim të evidentuar gjatë numërimit të votave. Vota e gjithsecilit do të mbrohet, vullneti i qytetarëve nuk do të tjetërsohet”, ka shkruar ai.

Related Articles