Policia deklarohet për arratisjen e 22-vjeçarit nga Pallati i Drejtësisë

Policia deklarohet për arratisjen e 22-vjeçarit nga Pallati i Drejtësisë

Një 22 vjeçar person me inicialet L.H është arratisur sot nga Pallati i Drejtësisë, pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj tij.

Pas arratisjes, Policia e Kosovës ka ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:00, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore, një i pandehur është arratisur nga objekti i Gjykatës Themelore në Prishtinë. I njëjti dinakërisht, duke përdorur veprime agresive të dhunshme si dhe duke përdorur forcën fizike, i ka shkaktuar lëndime trupore zyrtarit që po kujdesej për sigurinë tij me ç’ rast ka arritur të arratiset. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme operativo hetimore dhe ndaj të dyshuarit ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale ‘’ Sulm ndaj personit zyrtar’’ si dhe ‘’ Arratisja e personit të privuar nga liria’’, ka theksuar Borovci.

Ndërsa, nga Gjykata Themelore e Prishtinës kanë deklaruar se i njëjti është arratisur pasi ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me çështjen penale ndaj të pandehurit L.H. ka marr informacion se i njëjti pasi që ka pranuar aktvendimin për caktim të paraburgimit, ka arritur që ti ik Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë kompetent për ta siguruar rastin. Arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së., andaj për më shumë informata lidhur me këtë çështje, ju mund ti drejtoheni Policisë së Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.

Ndaj të njëjtit., Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale Lëndim i rëndë trupor.”

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.H. dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri L.H. lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për të zhvilluar procedurën penale”, ka thënë Gashi.

I arratisuri është i moshës 22-vjeçare. I njëjti ka ikur në drejtim të objekteve të banimit “ARIANI COMPANY”, në drejtim të “PRINCESHËS”, dhe ka qenë i veshur me të bardha.

Related Articles