Presidentja Osmani e falënderon Trump-in për letrën e urimit

Presidentja Osmani e falënderon Trump-in për letrën e urimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën e urimit për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Osmani e ka shpërndarë letrën në llogarinë e saj në Facebook.

Në letër, Trumpi ka thënë: “Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”.

Poshtu, ai ka nënvizuar edhe rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus. /Gazeta Enigma

Related Articles