Konjufca uron Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Konjufca uron Kosovën në përvjetorin e Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar.

Konjufca u shpreh se shteti i Kosovës, ka në themel gjakun e dëshmorëve.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”, tha ai. “Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë. Prandaj sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike. Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, u shpreh Konjufca. /Gazeta Enigma

Related Articles