Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë, i cili po zhvillohet sipas Chatham House Rules, raporton Gazeta Enigma.
Kurti, tha se ky simpozium jep mundësinë të takojmë mendje të shkëlqyera, akademikë e politikanë, artistë e aktivistë, njerëz me përvoja e profile të ndryshme të dedikuar për çështjen e progresit.
Në fjalimin e tij, Kurti tha se Kosova është njohur prej 117 shteteve e që tashmë është nisur që të përmirësohen marrëdhëniet edhe me vende si Greqia.
I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se nëse arrihet të zbatohet programi i tyre qeverisës për punë e drejtësi në Kosovë, atëherë do t’ia dalin që t’i bindin qytetarët që ta ndjekin lumturinë e tyre duke qëndruar në vendlindje.