Kryetari i Kuvendit , Glauk Konjufca ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Hargreaves për vizitën e tij dhe u shpreh se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat kyç për Kosovën, nëaspiratat e saj të integrimeve dhe zhvillimit të gjithanshëm, e në të njëjtën kohë edhe në rrafshin gjeopolitik.
Në këtë kuadër, bashkëbiseduesit folën edhe për çështjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal, por edhe për atë në nivel më të gjerë.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe rreth situatës paszgjedhore në Republikën e Kosovës, nga e cila vijohet me formimin e qeverisë dhe legjislaturës së ardhshme, duke marrë përsipër synimet dhe interesat e vendit tonë, thuhet në njoftimin për media.