Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të diel në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas IHKM-së temperaturat pritet të lëvizin nga -7 deri në 5 gradë Celsius.
“Do të mbajë mot kryesisht i vranët .Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Gazeta Enigma/