Klinë: Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri

Klinë: Dyshohet për një të plagosur me armë zjarri

Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Klinë, ndërsa dy të tjerë nga mjetet e forta në mbrëmjen e së dielës. 

Për rastin më shumë detaje ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur në fshatin Jashanicë. 

Sipas tij, gjendja e të plagosurit nga arma e zjarrit është më e rënduar, teksa të tri viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor. 

“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, ka thënë Gashi. 

Më tej ai bëri të ditur se një i dyshuar është identifikuar, por që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. 

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet. /Gazeta Enigma

Related Articles