Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura Turke është realizuar trajnimi nga ekipet turke në përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.
Siç bëjn të ditur nga FSK-ja, ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.
“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë dhe rolin e saj në fushë betejë”, theksohet në një njoftim të kësaj force. /Gazeta Enigma