Kanë kaluar tre vjet prej kur nisi lufta në Ukrainë.
Sot, u kujtua trimëria e popullit dhe ushtarëve ukrainas në mbrojtje të vendit të tyre.
Kjo sakrificë, u nderua edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Rohde, agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën, që ndodhi tre vjet më parë, e quajti brutal.
Ai u shpreh se Bashkimi Evropian qëndron me Ukrainën. /Gazeta Enigma