Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se beson se Serbia ka gabuar duke votuar për një rezolutë evropiane në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe integritetin e saj territorial, por duhet të kishte abstenuar.
“Mendoj se Serbia ka bërë një gabim sot, për këtë u kërkoj falje qytetarëve dhe fajin e kam vetë, sepse ndoshta jam i lodhur dhe i rënduar dhe nuk mund t’i bëj të gjitha”, tha Vuçiq mbrëmë për Happy Tv, transmeton Gazeta Enigma.
Ai shtoi se Serbia ka abstenuar në propozimin e rezolutës amerikane dhe se “ka votuar ashtu siç duhet”, duke thënë se sipas tij është dashur të abstenojë edhe për rezolutën evropiane. /Gazeta Enigma