Pas disa mujve bllokadë, sot pritet të votohet buxheti i Gjilanit

Pas disa mujve bllokadë, sot pritet të votohet buxheti i Gjilanit

Pas disa muajve bllokadë me buxhetin, duket se kësaj situate po i vjen fundi, raporton Gazeta Enigma.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan, Lutfi Haziri, ka njoftuar se kanë adresuar qëndrimet e partisë sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Kjo degë e kësaj partie në Gjilan, njofton se ”LDK ka dalë përtej partisë e në interes të Gjilanit, të punëtorëve shëndetësorë e arsimtarëve, duke qenë se pjesëmarrja jonë në grant të qeverisë është 4.2 milionë euro”.

“Gjilani është qytet i demokracisë, ka qenë gjithmonë i tillë dhe ata që mendojnë se mund të veprojnë ndryshe, gabohen rëndë. Në e duam Gjilanin më shumë se partinë dhe të enjten miratojmë buxhetin për qytetaret, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët, citohet Haziri në komunikatë.

Kuvendi Komunal në Gjilan sot mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite është miratimi i buxhetit për vitin 2025. Seanca pritet të nis orën 10:00. / Gazeta Enigma.

Related Articles