Rreth 900 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes në Deçan.
Për këtë arsye ata edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka thirrur konferencë për media në orën 19:00.
Sipas ministrisë, tema e konferencës do të jetë informimi për çështjen e rasteve të dyshimit të helmimit në ujë për qytetarët e Komunës së Deçanit.
Në konferencë do të flet edhe drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kujtojmë që kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një konferencë për media të mbajtur sot ka thënë se kanë marrë vendimin që uji të mos përdoret më.
Ai ka ftuar institucionet e drejtësisë që të merren me këtë rast.
Ramosaj ka thënë se është hera e dytë që një problematik e tillë po përsëritet, andaj edhe është shprehur se kjo i bënë të dyshojnë se është e qëllimshme.