Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 14 gradë Celsius.

“Moti do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Related Articles