Vdes burri i cili u aksidentua javën e kaluar në Grashticë

Vdes burri i cili u aksidentua javën e kaluar në Grashticë

Një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një autobusi i cili pati ndodhur më 20 shkurt në Grashticë, la të vdekur një person, raporton Gazeta Enigma.

Policia njoftoi të premten se një nga personat e lënduar ka ndërruar jetë në QKUK.

“Është raportuar se ka kishte ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve dhe një autobusi me drejtues: një femër dhe dy meshkuj kosovarë.  Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe dy femra kosovarë, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.  Lidhur me rastin me 27.02.2025  është raportuar se viktima mashkull i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK  ka  ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles