Numërohen mbi 90% të votave në vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, LVV-ja prinë bindshëm

Numërohen mbi 90% të votave në vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, LVV-ja prinë bindshëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatet nga numërimi i 93.02 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike. 

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 40 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 80.75 për qind të votave. 

Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që ka marrë 7.48 për qind të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila ka marrë 7.45 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.93 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 0.76 për qind.

Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka filluar të mërkurën pasdite. 

Sipas KQZ-së, përfundimi i numërimit të mbi 15 mijë votave i paraprin procesit të numërimit të votave që janë dërguar me postë.

Related Articles