Në një argjendari në qytetin e Mitrovicës, dyshohet se një person nga diaspora ka mashtruar pronarin e dyçanit dhe ka vjedhur një monedhë ari, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas pronarit, i dyshuari e ka vjedhur monedhën e arit, pasi që i ka kërkuar shitësit që ta maste një stoli.
Rastin është raportuar edhe në Policinë e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
VIDEO e vjedhjes në një argjendari në Mitrovicë, mashtrimi i hajnit për ta futur monedhën e arit në çantë, hajni dyshohet të jetë nga diaspora. Pronari i një argjendarie në Mitrovicë e ka raportuar në Polici një rast vjedhjeje në lokalin e tij, gjatë kohës sa aty po punonte djali i tij. Në pamjet shihet një person teksa e fut në çantën e tij një monedhë ari. Sipas pronarit, i dyshuari e ka vjedhur monedhën e arit, pasi që i ka kërkuar shitësit që ta maste një stoli. Pas vjedhjes, të cilën shitësi vuri re vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, personi që shihet në video i thotë se do të shkoj në një bankomat aty afër dhe të kthehet e ta paguajë stolinë që i tha ta maste.