Zelensky jep intervistën e parë pas tensioneve me presidentin Trump

Zelensky jep intervistën e parë pas tensioneve me presidentin Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë intervistën e parë, pas përplasjes publike me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai në “Fox News” ka thënë se nuk ndihet që duhet t’i kërkojë falje presidentit amerikan pas takimit të tensionuar që patën të premten, por theksoi se “marrëdhënia mes tyre mund të shpëtohej”.

“Po sigurisht (mund të shpetohet), sepse janë marrëdhënie mes më shumë se sad y pesidentëve. Janë marrëdhënie historike, të fuqishme mes popujve tanë. Dhe për këtë arsye, unë gjithmonë e filloj duke falenderuar popullin tuaj nga populli ynë. Dhe kjo është më e rëndësishmja” – ka thënë Zelensky, transmeton Nacionale.

Lideri ukrainas e ka pranuar se përplasja me Trump dhe zëvendëspresidentin, JD Vance, nuk ka qenë “e mirë” për asnjërën palë.

Pyetur nëse nuk do të nënshkruante marrëveshje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Zelensky tha se “Ukraina dëshiron paqe” e cila do të arrihej përmes diplomacisë dhe negociatave, dhe që Ukriana do të duhej të ishte shumë e fuqishme në tavolinën e negociatave.

“Çka nënkupton kjo?” – tha ai. “Vetëm që të di se ushtria jonë është e fuqishme, se partnerët tanë janë me ne dhe se kemi garanci të sigurisë, apo nuk kam të drejtë”.

Ndryshe, në një takim gjatë së premtes, Zelensky, Trump dhe Vance do të përplaseshin me tone të larta në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Pjesë nga intervista:

Zelensky: T’ia nisim nga fillimi. Së pari, gjatë luftës, të gjitha kanë problem, edhe ju. Por ju, keni një oqean të mirë dhe ju nuk e ndjeni tani, por do ta ndjeni në të ardhmen. Falë zotit, ju nuk keni një luftë…

Trump: Mos na trego se çfarë të ndjejmë, po mundohemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë.

Zelensky: Nuk po ju tregoj, po përgjigjem…

Trump: Sepse nuk je në një pozicion për ta diktuar këtë. Nuk je në pozicion se çfarë do të ndjejmë. Do të ndihemi shumë mirë, do të nidhemi shumë mirë, dhe shumë të fuqishëm.

Zelensky: Do të ndjeni ndikim

Trump: Aktualisht nuk jeni në një pozicion shumë të mirë, e keni lejuar vetën që të ndodheni në një pozicion shumë të keq dhe ai (J.D Vance) ka të drejt për këtë.

Zelensky: Që nga fillimi i luftës…

Trump: Nuk jeni në pozicion të mirë. Nuk keni kartat aktualisht. Me ne filloni t’i keni kartat. Por tani, je duke luajtur me karta, je duke luajtur bixhoz me miliona njerëz, je duke luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që je duke bërë është mungesë respekti ndaj këtij shteti që të ka përkrahur më shumë se sa shumë njerëz kanë thënë.

Related Articles