Jo të gjithë në Partinë Republikane ndajnë të njëjtin mendim për takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kongresmeni republikan Mike Laëler i tha PBS Neës se takimi i së premtes ishte një “mundësi e humbur” dhe “fituesi i vetëm këtu ishte Vladimir Putin”.
Ai tha gjithashtu se ishte “fatkeqe” që grindja u bë në publik, shkruan The Guardian.
“Fituesi i vetëm këtu ishte Vladimir Putin dhe Rusia, sepse një marrëveshje nuk u arrit dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Zelenskyy dhe Trump që të bëhen bashkë dhe të punojnë drejt finalizimit të një marrëveshjeje”, tha ai.
“Kur ky konflikt të marrë fund dhe në një moment do të përfundojë, Ukraina do të ketë nevojë për investime të konsiderueshme amerikane dhe europiane për të rindërtuar”.