Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç ka deklaruar për BBC-në, Zelensky ka thënë se marrëveshja është në tavolinë, e gatshme për t’u nënshkruar, transmeton Gazeta Enigma.
“Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë. Marrëveshja që është në tryezë do të nënshkruhet në rast se palët janë të gatshme”, ka deklaruar ai të dielën.
Ai s’i kërkoi falje presidentit amerikan, Donald Trump, për grindjen që ndodhi më 28 shkurt në Zyrën Ovale, teksa shtoi se ajo që ngjau s’është asgjë pozitive.
Presidenti ukrainas i ka përsëritur thirrjet që një garanci e fortë për Ukrainën do të ishte një ushtri e fuqishme. Zelensky ka potencuar se është i sigurt se kjo periudhë do të kalojë, duke shtuar se në të ardhmen nësë bisedimet janë konstruktive, do të ketë rezultat pozitiv. /Gazeta Enigma