Real Madridi ka mposhtur Atletico Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
“Los Blancos” të drejtuar nga Carlo Ancelotti morën një fitore të madhe ndaj rivalit të qytetit.
Rezultati final i kësaj ndeshje ishte 2-1 për Realin.
Golat për “Los Blancos” i shënuan: Rodrygo dhe Brahim Diaz ndërsa, për Atleticon, Julian Alvarez.
Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në “Civitas Metropolitano. /Gazeta Enigma