KiE heq Kosovën nga agjenda e Komitetit Politik, konfirmon delegacioni kosovar

KiE heq Kosovën nga agjenda e Komitetit Politik, konfirmon delegacioni kosovar

Delegacioni kosovar ka konfirmuar se kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës, raporton Gazeta “Enigma”.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, pëmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se kërkesa e Kosovës u hoq nga rendi i ditës në KiE.

“Sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar ajo.

Tutje Musliu-Shoshi ka njoftuar se “në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi”.

“Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, tha ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles