Në Komunën e Vushtrrisë do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili tha se kjo do të bëhet për shkak të një ankese që e ka bërë një kandidate për deputete.
Gjithashtu bëhet e ditur se numërimi i votave do të fillojë në ora 10:00, në gjithsejtë 10 tavolina.
Pos zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të bëjnë rinumërimin e votave të pranishëm do të jenë edhe hetuesit e prokurorisë.