Pas pezullimit nga ShBA-ja, Ukrainësi ofrohet inteligjencë nga Franca

Pas pezullimit nga ShBA-ja, Ukrainësi ofrohet inteligjencë nga Franca

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, këtë të enjte ka njoftuar se Franca i ka ofruar inteligjencë Ukrainës.

Kjo një ditë pasi Washingtoni ka njoftuar se do të pezullojë ndarjen e inteligjencës me Kievin, si pjesë e përpjekjeve për të vënë nën presion presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”, transmeton Gazeta Enigma.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shtyrë Zelenskyn të bashkëpunojë me presidentin Donald Trump për bisedime për paqe me Rusinë.

“Ne kemi burime të inteligjencës që ne i përdorim të ndihmojmë ukrainasit”, ka deklaruar Lecornu.

“Është pezulluar që nga dje në mbrëmje”, ka shtuar ai, duke ju referuar ndihmës së inteligjencës nga SHBA-ja për Ukrainën.

“Mendoj se për miqtë tanë britanikë që janë në komunitet të inteligjencës me SHBA-në, është më e komplikuar”, ka deklaruar ai, duke dhënë indikacione që Britania e ka më të vështirë të ndihmojë Ukrainën me inteligjencë. /Gazeta Enigma

Related Articles