Policia e Kosovës ka njoftuar për rastet e dhunimeve familjarëve, ku përmes raportit 24 orësh bëhet e ditur se brenda 24 orëve kanë ndodhur 10 raste të dhunimeve, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enimga iu sjell detaje nga rastet e dhunimeve.
Prishtinë 12.07.2021 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 12.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Obiliq 12.07.2021 – 19:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 11.07.2021 – 22:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Prizren 11.07.2021 – 22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në restorant me dy fëmijët dhe të dyshuarin mashkull (bashkëshortin e saj) kosovar, pas një fjalosje i dyshuari e kishte kap për krahu duke i shkaktuar lëndime. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më fëmijët e saj e njëjta strehohet te familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Klinë 11.07.2021 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 12.07.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 12.07.2021 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 12.07.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar dy prindërit e tij. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 12.07.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.