Barcelona ishte paraparë që të luante sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Osasunas, xhiro kjo e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.
Megjithatë, teksa ka mbetur edhe jo shumë kohë para terminit të caktuar që kjo ndeshje të fillojë, ajo është shtyrë.
Barcelona tashmë ka konfirmuar se arsyeja pse kjo ndeshje është shtyrë është për shkak se ka ndërruar jetë doktori i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia.
Mediumi Cadena SER ka raportuar se kanë qenë vet lojtarët ata të cilët kanë kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet.