“Vizita më e rëndësishme e në vitet e fundit” – Ambasadori Zemaj për vizitën e Rutte në Kosovë

“Vizita më e rëndësishme e në vitet e fundit” – Ambasadori Zemaj  për vizitën e Rutte në Kosovë

Ambasadori Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës se Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n në orët e hershme të mëngjesit ka publikuar fotografi nga nisja e shefit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Ai e ka cilësuar vizitën e tij si historike. “Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Ditë historike KOSOVË – NATO

11.03.2025, ora 6:45

Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.

Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Related Articles