Rutte: Mandati ynë është të sigurohemi që FSK të jetë efektive, jemi të gatshëm për çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Rutte: Mandati ynë është të sigurohemi që FSK të jetë efektive, jemi të gatshëm për çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se në përputhje me mandatin e KFOR-it, trupat po punojnë vazhdimisht që të ofrojnë Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), efikasitet dhe t’iu sigurojë ambient me rend dhe siguri

Në konferencën e përbashkët për media me Osmanin, Rutte ka theksuar se për të pasur sukses raporti i Kosovës me Serbinë, duhet të ketë bashkëpunim të ndërsjellët mes palëve.

“Ne duhet ta bëjmë të qartë të gjitha palët duhet të jenë në të njëjtën drejtim, është shumë me rëndësi të vizitojë KFOR-in në Kosovë. Mandati është që të sigurohemi që FSK të jetë efektive, ku është qëllimi i NATO-së që të jetë FSK-ja më e mirë”, deklaroi ai.

Trupat tanë punojnë pa pushim për të siguruar ambient me rend dhe siguri në përputhje me mandatin e KFOR-it. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për të gjithë zonën e NATO-s”, ka thënë ai.

Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo zhvillimi të sigurisë. Dhe në këtë kuptim shpresojmë të shohim bashkëpunim edhe më të thellë në mes të institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. NATO-ja do të vazhdojë të luajë rolin e vet në mandatin e vet për sigurinë e të gjithëve. Këtë e bëjmë në bashkërendim të afërt me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe rolet tona përkatëse. Do të jem shumë i drejtpërdrejtë vetëm bashkërisht mund të kemi paqe në rajon”, ka thënë Rutte.

Related Articles