Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për Banjskën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë Serbia duhet të jap përgjegjësi për atë që ka nodhur në Banjskë.

Ai thotë se i ka përcjellë mesazhet e tij si te liderët e Kosovës, ashtu edhe ata serbë, se duhet të ecin përpara në ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore.

“Do të ishte mirë që dialogu të rifillonte sërish dhe sigurisht Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi në 2023-ën, por gjithashtu është e rëndësishme për Kosovën që të përmbahet nga veprimet e njëanshme. Ndërtimi i mirëbesimit është i rëndësishëm dhe kjo do të ishte një bazë e mirë për diskutime të vazhdueshme, gjithmonë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të mirë që janë përcaktuar për dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Rutte për RTK.

I pyetur nëse paralajmërimi se SHBA mund të zvogëlojë praninë e trupave ne Evropë, mund të  çojë në tërheqjen e trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova, Rutte tha se SHBA është shumë e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ata duan të sigurohen se ky rajon të jetë stabil.

“Së fundmi ne kemi shtuar praninë e trupave të KFOR-it në Kosovë, kemi katërfishuar praninë e ushtarëve tanë në veri, kemi trefishuar praninë fizike të KFOR-it në veri dhe kjo është dëshmi se KFOR-i dëshiron të jetë prezantues i stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne rajon”, tha Rutte.

Related Articles