Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 21 raste të reja me COVID-19 nga 3 mijë e 227 mostra të marra.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shtatë pacientë nga virusi korona dhe nuk është raportuar për asnjë rast të vdekjes.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 823 raste me virusin korona, janë shëruar 150 mijë e139 pacientë, 5 mijë e 487 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 197 raste aktive.