Humb jetën një 23 vjeçare nga aksidenti në Kamenicë

Humb jetën një 23 vjeçare nga aksidenti në Kamenicë

Në mëngjesin e sotëm rreth orës 10 ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Domorovc – Hodonovc, ku si pasojë një vajzë 23 vjeçare ka mbetur pa shenja jete, teksa dy pasagjeret kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Enigma, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

Ndërkohë, prokuroria ka filluar hetimet rreth aksidentit.

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë , ndrësa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime  dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në kordinim me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë ky vet aksident i rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, tha Hashani.

Related Articles