Këta janë të përzgjedhurit e Fodës për ndeshjet e marsit të Kombëtares së Kosovës

Këta janë të përzgjedhurit e Fodës për ndeshjet e marsit të Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.

Dardanët do të zhvillojne dy ndeshjet e “play off”-it të Ligës së Kombeve të vlefshme për promovimin në Ligën B, ku do të ndeshen kundër Islandës, më 20 dhe 23 mars.

Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve.

Dardanët fillojnë grumbullimin të hënën, ku stërvitjen e parë e zhvillojnë në orën 17.30.

Paraprakisht në orën 12:00 në hotel “Emerald” Foda do të paraqitet në konferencë për media.

Këta janë të përzgjedhurit:

Related Articles