“Specialja po ua shkel të drejtat themelore ish krerëve të UÇK-së” – Vizita e Thaçit në Kosovë risjellë në pah pakënaqësitë ndaj gjykatës

“Specialja po ua shkel të drejtat themelore ish krerëve të UÇK-së” – Vizita e Thaçit në Kosovë risjellë në pah pakënaqësitë ndaj gjykatës

Ish presidenti Hashin Thaçi për katër herë radhazi kërkoi t’i lejohej ta shoh babain e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Enigma. Ndonëse kjo kërkesë ju refuzua 4 herë pa ndonjë arsye konkrete, Thaçi u lejua të vijë në Kosovë të enjten e 13 marsit, e bashkë me të erdhën sërish pakënaqësitë ndaj këtij organi të drejtësisë, i cili vlerësohet se “veç drejtësi nuk po sjellë”.

Vizita e tretë e Thaçit në Kosovë

Ardhja e Thaçit u bë pa paralajmërim, ndërkohë që ish-presidenti ishte i rrethuar nga shumë pjesëtarë të EULEX-it.

Dhjetëra qytetarë arritën në kohë për ta parë Thaçin nga afër, i cili përcillej me brohorima “UÇK UÇK”.

Mënyra se si u trajtua Thaçi është “johumane, poshtëruese dhe degraduese”

Bexhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut (KMDLNj), thotë për Gazetën Enigma se ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, sa i përket sagës së vizitës, për vetë faktin se është dashur të bëhen katër kërkesa nga mbrojtja e Thaçit, qëtë lejohet të vijë dhe ta vizitojë babin e tij të sëmurë dhe tëmoshuar.

“Dhe atë vetëm pas një presioni të madh nga mediat e opinioni, gjykata u tregua pak dorëlirë dhe e lejoi këtë vizitë. Madje, kjo vizitë ka qenë jashtëzakonisht johumane, poshtëruese dhe degraduese, për faktin se që nga Airporti “Adem Jashari” e deri tek spitali, rruga ka qenë e bllokuar, nuk lejuan asnjë konatakt, përveç me djalin dhe me gruan”, tha Shala për “Enigmën”.

“E patë atë policin e maskuar se çfarë sjellje prej arroganti. Kjo është në kundërshtim me të gjithë rregullat ndërkombëtare për të drejtat të njeriut”, shtoi ai.

Shala po ashtu tha se institucionet e Kosovës duhet të reagojnë në aspektin e të drejtave të njeriut, pasi kjo është Gjykatë e Kosovës dhe funksionon me ligje të Kosovës.

“Thaçi do të dënohet për përshëndetjet që i bëri”

I habitur me mosreagimin e institucioneve dhe organizatave të veteranëve të luftës, ka mbetur edhe Nasim Haradinaj,ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së.

“Me vjen keq që nuk pash as reagim institucional e as të organizatave të veteranëve të luftës, të cilët në një farë mënyre janë betuar që do t’i qojnë amanetet e bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj.

“Vizita e Thacit ishte triumf ndaj Speciales nga presioni i mediave dhe shoqërisë. Kjo vizitë nuk ish bë po të mos ishte presioni i mediave dhe i qytetarëve. Thaçi tregoi krenarinë që ka, fisnikërinë, korrektësinë dhe guximin. Kjo pritje tregon se sa shumë u mungon vendit ky djalë dhe të tjerët që janë atje”, shtoi Haradinaj, i cili po ashtu ka vuajtur kaluar rreth tri vite në burgun e Hagës, kur më 2022 Dhomat e Specializuara e shpallën atë fajtorë, bashkë me Hysni Gucatin, për pengim të administrimit të drejtësisë.

 Për vizitën e Thaçit, Haradinaj tha se çdo qytetar i Kosovës duhet të jetë i emocionuar.

“Çdo qytetari të Kosovës duhet t’i ngjallë emocione, duke llogaritur jo vetëm si dikush që e viziton babain e tij, por si njëpresident, përfaqësues i UÇK-së atje, përfaqësues i dëshmorëve, i ivalidëve, i gjakut të derdhur dhe si një pishtar, flakadant i lirisë, të cilit padrejtësisht po i mohohet e drejta për të qenë nëvendin e tij”.

Ndërkohë që Thaçi përshëndeti me duar turmën që ishte mbledhur për të, Haradinaj tha se për këtë ai me siguri se do tëmerr vërtejtje.

“Jam shumë i sigurtë se do të dënohet për këto përshëndetje që i bëri ndaj qytetarëve ”.

Thaçi u kthye në paraburgimin e Hagës, ndërkohë që verdikti pritet të jepet këtë vit

Fundi i këtij viti ose fillimi i 2026-ës mund të shënojë përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar i akuzon për krime të luftës, vlerësojnë njohës të drejtësisë.

Por sipas tyre, është vështirë të jepet një afat kohor se kur mund ta marrë vendimin trupi gjykues, pasi thonë se kjo varet nga sasia e materialit provues.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimindodhen në paraburgim në Hagë –ku Gjykata Speciale e ka selinë – që prej nëntorit të vitit 2020.

Ndërkaq, gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023. / GAZETA ENIGMA

Related Articles