Sylvinho publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ftohet Brruti dhe një emër i ri

Sylvinho publikon listën për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, ftohet Brruti dhe një emër i ri

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars, ndaj Anglisë dhe Andorrës, ku nuk mungojnë risitë. 

Kombëtarja e Shqipërisë shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ku ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri brazilian, Sylvinho ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar lojtari i shumëpërfolur Etnik Brruti i Malishevës dhe Juljan Shehu i Widzew Lodz.

Përveç emrave të rinj, në listë kemi edhe disa mungesa të mëdha si Mario Mitaj, Mirlind Daku, Anis Mehmeti dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën më 17 mars, teksa kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në Wembley më 21 mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.

Lista e plotë:

PortierëThomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

MbrojtësIvan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

MesfushorëYlber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

SulmuesErnest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Related Articles