Gjilani merr një pikë me gol në frymën e fundit ndaj Prishtinës

Gjilani merr një pikë me gol në frymën e fundit ndaj Prishtinës

Gjilani ka barazuar me Prishtinën me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Jean-Michel Cavallit nuk ka arritur fitore as pas shtatë ndeshjeve në pranverë, duke shkuar në një seri prej dhjetë takimeve pa fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet, por u shënuan vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mysafirët, të cilët me anë të një autogoli nga Senad Jarovic (23’) kaluan në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin dukshëm skuadër më e mirë, duke krijuar më shumë raste në tentim për të barazuar rezultatin, por Ardit Nika ishte disa herë shpëtimtar i mysafirëve, ashtu si Kenan Haxhihamza i vendasve.

Megjithatë, kur ndeshja pritej të përfundonte me fitoren e mysafirëve, në skenë doli Marko Roganovic (90+), i cili nga afërsia shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Prishtina renditet e pesta me 32 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit luajnë në shtëpi ndaj Feronikelit ’74, teksa gjilanasit luajnë si mysafir i rivalëve të Dritës.

Related Articles