Osmani pas takimit me Emisarin e BE-së: Kosova të trajtohet e barabartë në dialog

Osmani pas takimit me Emisarin e BE-së: Kosova të trajtohet e barabartë në dialog

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me emisarin e BE-së, Peter Sorensen, ka kërkuar se Kosova të trajtohet barabartë në procesin e dialogut, raporton Gazeta Enigma.

“Kosova meriton trajtim të barabartë në procesin e dialogut dhe në rrugën drejt BE-së”, tha ajo.

“Në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen, diskutuam dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, sigurinë në rajon dhe integrimin evropian të Kosovës”, njoftoi Osmani në një postim në Facebook.

Ajo tha se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat i quajti të padrejta, tha se po i dëmtojnë jo vetëm qytetarët, por “edhe balansin” në dialog.

“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, shtoi Osmani.

Kjo është vizita e parë zyrtare në Kosovë e diplomatit danez, i cili u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, teksa pritet të takohet edhe me Besnik Bislimin gjatë ditës. / Gazeta Enigma.

Related Articles