Sot pritet të bëhet varrimi i Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, pa prezencën e këtij të fundit, pasi Gjykata Speciale nuk ia lejoi kërkesën për pjesëmarrje në varrim.
Nga ora 09:00-12:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj është organizuar të mbahet homazh.
Më pas duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet mbledhje komemorative, duke vazhduar me varrimin e të ndjerit në ora 15:00 në varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.